Nënës i fillon procesi i lindjes, ajo çfarë bëri stafi i Urgjencës ishte mrekulli

Një nënë është detyruar të lindë fëmijën e saj në shtëpi dhe stafi u urgjencës spitalore të Elbasanit ka asistuar me shërbim mjekësor dhe ndihmë. Për fat të mirë dhe me ndërhyrjen profesionale nëna dhe fëmija janë shumë mirë. Stafi I infermjerëve dhe mjekëve kanë dhënë asistencën e duhur dhe gjithçka ka shkuar shumë mirë.

Ata ishin lajmëruar nëpërmjet një telefonate në numrin e urgjencës 127 që na e re po lindte. Pas mbërritjes në shtëpi ata I kanë dhënë të gjithë ndihmën mjekësore dhe më pas janë kujdesur që të dy të ishin mirë me shëndet. Një nga infermjeret duke mbajtur në duar foshnjen ka shprehur gëzimin e saj për suksesin e ndërhyrjes.

Drejtori I Spitalit Ergys Mici ka falenderuar ekipin për kontributin e tyre në këtë rast duke shprehur mirënjohjen për përkushtimin e tyre në punë.