Biznesmeni poston videon për vjedhjen e çuditshme: Kthejeni ndryshe do ju denoncoj

Një biznesmen në një fshat pranë Elbasanit ka bërë një postim për një vjedhje që ka ndodhur para objektit ku zhvillon aktivitetin e tij. Dy të rinj pa e prishur fare terezinë dhe pa u përpjekur të maskohen kanë tërhequr kazanin e mbetjeve dhe me të kanë transportuar edhe një mjet që duket si bombul gazi. Ndërsa tërheqin kazanin ata janë lehetësisht të identifikuar. Duke e postuar në facebook biznesmeni ka bërë thirrje të kthejnë kazanin pasi në të kundërt do të bëjë denoncim në polici.