30 të rinj e të reja nga Tirana dhe Elbasani ishin pjesë e një kampingu dyditor të zhvilluar në Fushëstudën, pjesë e parkut kombëtar Shebenik-Jabllanicë. Kampingu u realizua në përiudhën që njihet edhe si shiu i yjeve duke e bërë mbrëmjen jasht mjaft interesante për pjesëmarrësit. Fjetja në çadra, ndarja e eksperiencave mes të rinjve, njohja me zonën dhe burimet natyrore, nisja e një fushate për të ushqyerit shëndetshëm ishin disa nga aktivitetet të organizuara gjatë këtij kampingu. Të rinjtë u angazhuan në lojëra të ndryshme duke kthyer traditën e lojërave tradicionale, bënë ecje përgjatë zonës së pyllëzuar duke kulmuar në një drekë na natyrë me ushqime të shëndshme dhe shumë shumë gjallëri.
Gersi Hoxha dhe Lili Doda, dy koordinatorët e projektit dhe lehtësuesit e angazhuar gjatë dy ditëve të aktivitetit ishin një mbështetje e rëndësishme që ky kamping të shkonte sa më mirë. Po kështu ndihmuar edhe të ftuar të tjerë në pjesën e kuzhinës, gatimeve në natyrë dhe koordinimit në terren.
Fatbardha Nergjoni, drejtues e INAC, që po zbaton projektin “Të jetuarit shëndetshëm” tha se ky kamping vjen pas aktiviteteve të tjera që ky projekt ka për të kontribuar në të ushqyerin dhe mbrojtjen e natyrës nga vetë të rinjtë. “Jam shumë e kënaqur që pati aq shumë interesim për këtë kamping. Na u desh të zgjedhim mes 104 aplikimeve dhe ishte një proces i vështirë. Do mundohemi të angazhojmë sa më shumë të rinj që kanë shprehur dëshirën të na bashkohën në aktivitetet tona. Jam shumë falenderuese për të gjithë stafin e angazhuar për realizimin e aktivitetit si dhe për ata pjesë të stafit të Administratës së Zonave të Mbrojtura që na mbështeti dhe na udhëhoqi gjatë këtyre dy ditëve mjaft të bukura dhe sfiduese për të gjithë ne. Një falenderim i veçantë shkon për 30 të rinjtë pjesëmarrës në kamp, të cilët pavarësisht diferencave treguan angazhim dhe bashkëpunim që ky kamp të shkonte sa më mirë”.
INAC do të vazhdojë një fushatë angazhimi për të realizuar materiale, video e postera për të ushqyerit shëndetshëm nga të rinjtë. Në vazhdim do të zhvillohen edhe dy workshope mjaft interesante për sportin dhe mjedisin duke kulmuar me mbjelljen e pemëve në sezonin e mbjelljes së tyre. Projekti vjen si rezultat i mbështetjes nga Kongresi Rinor dhe bashkia Tiranë në kuadër të programit ‘Tirana Kryeqytet i Rinisë’.
