Një 37 vjeçare është goditur me thikë me pasojë vdekjen. Dyshohet për krimin bashkëjetuesi I saj, I cili është shpallur në kërkim nga policia. Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë që ka tronditur Elbasanin mëngjesin e së shtunës.
Komunikata e policisë
Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Skenderbej”, Elbasan dyshohet se shtetasi R.M., 37 vjeç , ka goditur me mjet prerës ( thikë), bashkëjetuesen e tij shtetasen J.E., 37 vjeçe. Si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.













