Gjykata Elbasan analizoi punën e një viti duke konfirmuar edhe një herë volumin e madh të përballuar gjatë 2021 me një kapacitet të reduktuar gjyqtarësh për shkak të vetingut.
Në analizë ishte e pranishme edhe kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqesor znj.Naureda Llagami.
Kryetari i Gjykatës së Apelit Durrës z.Valbon Çekrezi. Në këtë mbledhje ishin të pranishëm Gjyqtarët e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, Drejtori i Policisë së Qarkut Elbasan dhe Kryetari i Dhomës së Avokatisë Elbasan.
Nga analiza e punës së kësaj Gjykate, Kryetarja e Gjykatës prezantoi punën e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, duke theksuar faktin se pavarësisht ngarkesës së çështjeve gjyqësore ia dolën të gjykonin një numër të madh çështjesh. “Vlerësoj maksimalisht punën e gjyqtarëve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, të cilët pavarësisht numrit të vogël vijuan normalisht punën, duke i garantuar publikut akses në drejtësi dhe gjykim të shpejtë, brenda një afati të arsyeshëm”.
Rezultatet e punës per vitin 2021 u vlerësuan edhe nga Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj.Naureda Llagami. Në këtë analizë Gjykates u theksua bashkëpunimi që ka Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me Prokurorinë e Rrethit Gjyqesor Elbasan ne luftën kunder kriminalitetit. Ky bashkëpunim u theksua dhe nga drejtuesi i Prokurorisë Elbasan, z.Kreshnik Ajazi, si dhe nga trupa e gjyqtarëve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan për vitin 2021 ka perfunduar gjykimin e 6664 çështjeve gjyqësore dhe secili gjyqtar për vitin 2021 ka përfunduar gjykimin për një mesatare vjetore prej 883 çeshtje të gjykuara përgjatë vitit 2021.
