Bradashesh/Përplasen me autobusin, dy të dëmtuar

Dy autovetura dhe një autobus janë përfshirë pas mesdite në një aksident me 2 të dëmtuar.  Sot rreth orës 14:00 në rrethrrotullimin e  Bradasheshit një autobuz perplas mjetin tip opel dhe mjetin tip KIA duke shkaktuar plagë të lehta për dy shtetas dhe dëme të shumta materiale. Mësohet se të tre drejtuesit i janë nënshtruar edhe testit të alkollit por kanë rezultuar pa probleme. Në vendngjarje ka mbërritur edhe ekspertët e policisë rrugore për të përcaktuar shkakun dhe përgjegjësit e aksidentit.