Shqiptarët në Firence publikojnë faturat: Një kompani këtu paguan më pak se një familje normale shqiptare

Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale një faturë të energjisë elektrike në vendin fqinj Italinë duke theksuar faktin sa shtrenjtë po e paguajnë energjinë vende të tjera. Ky publikim pati shumë reagime në rrjetet sociale.

Shumë reagime na erdhën dhe ne si media duke na sjellë fatura të ndryshme se sa paguajnë në muaj konkretisht në Firence, një vend turistik me të ardhura më të larta dhe sigurisht me kosto më të lartë jetese. Kishim edhe reagime nga bashkëatdhetarë që paguajnë zero euro për energjinë elektrike pasi pagesa atje është në bazë të ardhurave. Kështu ne zgjodhëm të publikojmë një faturë dymujore janar shkurt të një kompanie ndërtimi që vepron në Firence dhe që administrohet nga shqiptarë. Në dy muaj, që konsiderohen me konsum të madh të energjisë dhe që vetë kompania duke qenë fitimprurëse paguan më shumë, fatura e dy muajve është 153.56 Euro. Kemi dhe fatura zero lekë nga shqiptarë me të ardhura të ulta të cilët përfitojnë kompensim që ju zbritet në faturën e energjisë elektrike.
“I lutemi Kryeministrit të mos bëjë politike me faturat tona pasi vërtet jeta në Itali është shumë e shtrentjë dhe kemi probleme ekonomike me shumicë por ama shteti ka menduar për shtresat që nuk e përballojnë dot dhe jo si në Shqipëri ku nuk ekziston asnjë politikë reale sociale” përfundon reagimi në rrjetet sociale.