Dita e 5 e protestave kundër rritjes së çmimeve ka nisur në Tiranë.
Për më shumë se 3 orë e 30 minuta mijëra qytetarë protestuan ditën e djeshme për uljen e çmimit të naftës dhe produkteve bazë ushqimore. Ata u mblodhën në orën 11 në Sheshin Skënderbej për të marshuar në drejtim të kryeministrisë.
Ndryshe nga tre protestat e para, e djeshmja kishte pjesëmarrje shumë më e madhe. Mesazhe kryesor ishte ulje e çmimeve të karburanteve dhe e ushqimeve.
Nuk munguan edhe fëmijët, disa prej tyre mbanin në dorë pankarta me mesazhe ironizuese ndaj kryeministrit Edi Rama. Protestuesit i bënë thirrje qeverisë të plotësojë kërkesat, në të kundërt protesta nuk do të ndalet.
Edhe pse kryeministria mori masa për mbrojtjen e godinës, gjatë protestës nuk pati asnjë incident.
Në gatishmëri qëndronin, forcat e posaçme shqiponja dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë që ishin të pajisur edhe me kundragaz, bashkë më autobotët me ujë për shpërndarjen e protestuesve.
