Ministri i Jashtëm i Rusisë do të takohet me homologun ukrainas në Antalia më 10 Mars

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov pritet të takohet të enjten, 10 mars me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Takimi vjen pasi Rusia vazhdon pushtimin e saj në Ukrainë.

Ministrja e Jashtme e Turqisë tha se “Ministrat e Jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës do të takohen në Antalia.”

Ukraina thotë se sulmet me raketa kanë vazhduar në zona të banuara në disa qytete dhe se kryeqyteti Kiev mund të përballet me një sulm të gjithanshëm.

Ditën e sotme, 6 mars pritet të mbahet raundi i tretë i bisedimeve mes negociatorëve ukrainas dhe rusë.

BBC raporton se bisedimet pritet të fillojnë në orën 16:00 me kohën e Kievit (14:00 GMT), sipas zyrtarëve ukrainas.