Rezultati zyrtar i Bashkisë Vorë, Celibashi zbulon shifrat paraprake për 3 kandidatët

Kryekomisioneri Ilirjan Celibnashi ka bërë të ditur rezultatin paraprak të Bashkisë së Vorës.

Në daljen për mediat Celibashi tha se kandidati i Shtëpisë së Lirisë Lulzim Vrana ka marrë 2589 vota, kandidati i PS  Ymer Marku ka marrë 7530 vota, ndërsa kandidati i PD, ka marë 687 vota

Ndërkohë bëri të ditur se 219 votues kanë votuar për opsionin që nuk zgjedh asnjë kandidat.