Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, gjatë një konference për shtyp, tha se deklaratat me inat të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, pengojnë atmosferën optimiste për diskutimin e negociatave midis Rusisë dhe Ukrainës, për t’i dhënë fund armiqësisë midis dy vendeve.
Më herët, ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitry Kuleba tha se ishte i hapur për bisedime me Lvarov, me kushtin se dialogu do të ishte thelbësor dhe se do të nxirrte një rezultat të mirë.
Lavrov shtoi se Rusia ishte gati për raundin e tretë të bisedimeve, shkruan skynews. Ai theksoi se Kievi në fakt po “nxirrte justifikime” për të shtyrë takimin.
“Për momentin, ne nuk kemi caktuar asnjë datë në lidhje me raundin e tretë të bisedimeve. Ne kemi qenë të përgatitur që nga mbrëmja e djeshme për të zhvilluar një raund të tretë bisedimesh.”
Ai tha se “optimizmi” është zbehur nga deklaratat e presidentit ukrainas Volodmyr Zelensky.
