Elbasan/Ndalohet nga gjykata Luan Dulellari, lidhur me vrasjen e Gazment Kurmaku

Ndalimi i Luan Dulellarit u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 07.10.2021, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 02.10.2021, në fshatin Labinot Fushë, Elbasan, ku në ambientet e një lokali, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Erjon Llapushi, 33 vjeç, ka goditur me grushte dhe sende të forta shtetasin Gazment Kurmaku, i cili për pasojë gjeti vdekjen.