Rama nervozohet me Tabakun: Nuk i përgjigjem më pyetjeve tuaja

Edi Rama: Kërkoj tre minuta pushim sa të qetësohet kryetarja e Komisionit. Nëse vazhdon kështu nuk mund të vazhdoj. Sekretarët e Partisë i kam pasur i vogël, jo tani. Kështu nuk ka! Nuk je e qetë!

Jorida Tabaku: Pi pak ujë.

Edi Rama: Sa më shuëm të bësh kështu, aq më shumë punë do i prishësh këtij komisioni. Keni muaj që shkalloni miletin për 430 mln euro, tani e çuat 100 mln. Do sqarojmë lekët e shqiptarëve një më një. Mos më nxirr nga lëkura e dëshmitarit. Mos më thuaj po ju dëgjoj. Mos më ndërprit më. Të jetë hera e fundit që më ndërpret.

Jorida Tabaku: Nuk më urdhëroni dot! Mbajeni me vartësit tuaj

Edi Rama: Nuk i përgjigjem më pyetjeve të zonjës.

Jorida Tabaku: Po pres përgjigjes së zonjës

Edi Rama: Ju nuk iu përgjigjem më.

Jorida Tabaku: Kam të drejtën që t’ju bëj pyetje.

Edi Rama: Do iu dëgjoj pyetjet por nuk përgjigjem. Nuk flisni dot për lloj-lloj gjrëash. Nuk iu përgjigjem më. Vazhdoni bëni pyetje. Ky quhet bullizëm ndaj dëshmitarit.
Helidon Bushati: E pranove që ka njerëz që të bullojnë?