Gruaja akuzohet se ka goditur 140 herë me thikë burrin e saj me aftësi të kufizuar

Një grua 61-vjeçare nga Florida akuzohet se ka goditur  me thikë burrin e saj me aftësi të kufizuara më shumë se 140 herë dhe më pas e ka goditur në kokë me një thikë mishi për tu siguruar që kishte vdekur.

Joan Burke u arrestua të dielën dhe u akuzua për vrasje të shkallës së parë, sipas policisë së Palm Springs. Ende nuk dihet asnjë motiv për ngjarjen.

Djali i Melvin Weller-it e gjeti trupin e tij në një pellg gjaku në dyshemenë e kuzhinës së çiftit më 11 shkurt.

Një thikë e përgjakur dhe thika e mishit ishin në lavaman, thuhet në raportin e policisë.

Burke u gjet në dhomën e gjumit me prerje në të dyja pëllëmbët e saj, raportuan mediet.

Raporti i ekspertit mjekësor tha se Weller kishte plagë me thikë në të gjithë trupin e tij