Peticion për dekomunistizimin: Veting funksionarëve politikë dhe drejtuesve të institucioneve. Të ndalohet proganda komuniste

Shoqëria civile prezantoi draftin e dekomunistizimit i cili i është propozuar për miratim kuvendit të shqipërisë. Dokumenti është prezantuar në edicionin e 7 të “Ditëve të kujtesës”.

Organizatorja e “Ditëve të Kujtesës”Jonila Godole tha se në 6 pikat e propozuara nga Instituti për Demokraci dhe Media, theksohet edhe rishikimi i emrave të rrugëve dhe shkollave dhe rishqyrtimin e kurrikulave në shkollë.

“I kërkojmë parlamentit, miratimin e një kuadri ligjor që
ndalon propagandën e regjimit komunist,
ndalon ligjërimin glorifikues të diktaturës
ndalon përdorimin e simboleve të regjimit komunist në hapësirën publike;
vetingun e funksionarëve politikë dhe drejtuesve të institucioneve,
rishikimin e emërtimit të shkollave, rrugëve, shesheve dhe institucioneve duke propozuar ndryshime konkrete
rishqyrtimin e kurrikulave mësimore në ciklin shkollor duke propozuar krijimin e një grupi pune të përbërë nga juristë, studiues, historianë dhe specialistë të fushës”.

Përfaqësues të organizatave europiane vlerësojnë nismën e ndërmarrë në Shqiëpri, ndërsa shtojnë se me rëndësi është që historia komuniste shqiptare të njihet edhe në europë si një hap drejt demokracisë funksionale.

Ditët e kujtesës do të sjellin aktivitet të ndryshme nga data 17 deri në 26 shkurt.