Shpërthen kaldaja, nxënësit e shkollës braktisin klasat të alarmuar

Shkolla artistike në Durrës “Jan Kukuzeli” është mbushur totalisht me tym. Mësohet se ndërkohë që nxënësit po zhvillonin mësim, kaldaja ka pësuar defekt dhe ka shpërthyer. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Bëhet me dije se mësimi është ndërprerë dhe nxënësit janë evakuuar nga ambientet e shkollës artistike.  Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar këtë defekt të kaldajës në shkollë.