Ambasada amerikane në Tiranë kërkon zgjatjen e afatit të komisionit për inceneratorët. “Forcimi i institucioneve demokratike dhe lufta kundër korrupsionit janë prioritetet e SHBA-së në Shqipëri. Mirëpresim zgjatjen e komisionit parlamentar për inceneratorët. Ne u bëjmë thirrje të gjitha autoriteteve dhe institucioneve përkatëse të shqyrtojnë dhe të ndërmarrin veprimet e duhura. Ne do ta shikojmë këtë nga afër” shkruan Yuri Kim.
