Librazhd: Mjeti me pasagjerë perfundon në Shkumbin/Zjarrfikësit dhe policia në vendngjarje

nje automjet ka perfunduar ne ujerat e lumit Shkumbin ne aksin rrugor Elbasan-Librazhd tek Kthesa e Murrashit. Ne vendngjarje jane forcat e policise dhe zjarrfikeset.
Njoftimi i policise
Rreth orës 09:10, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, vendi “Kthesa e Murrashit” , ka dalë një mjet nga rruga dhe për pasojë ka rënë në Lumin Shkumbin. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë Elbasan dhe shërbimet e zjarrfikseve dhe po punohet për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit dhe të pasagjerëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.