Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Arlen Hasanaj, i cili akuzohet se vendosi tritolin pak ditë më parë në shtëpinë e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.
Trupa gjyqësore e dha këtë vendim pavarësisht pretendimeve të avokatit të Hasanajt, sipas të cilit klienti i tij kishte qenë në një qendër tregtare në Tiranë vetëm 20 minuta para shpërthimit në shtëpinë e Dukës.
Ngjarja ndodhi pak pas orës 22:00 të 25 janarit.
Gjithçka ndodhi brenda pak sekondash ku i riu ndezi fitilin e lëndës plasëse dhe më pas u largua me vrap. Vetëm pak çaste pas shpërthimit në zonë shfaqet policia.
