Policia e Beratit ka vendosur në pranga një 26-vjeçar, i cili posedonte një armë zjarri pushkë dhe një sasi droge. Në pranga ka rënë Sefedin Mehmetaj. Materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vijon kontrolli i territorit, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave që posedojnë armë zjarri pa leje apo lëndë narkotike.Arrestohet 26-vjeçari, i cili poesdonte një armë zjarri pushkë dhe një sasi cannabis sativa.Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas posedonte armë zjarri dhe lëndë narkotike shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, organizuan punën dhe ushtruan kontroll në banesën e shtetasit S.M, ku si rezultat i kontrollit të befasishëm, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur në banesën e tij, një armë zjarri pushkë dhe një sasi lëndë narkotike cannabis sativa.Në përfundim të veprimeve hetimore specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasin S.M., 26 vjeç, banues në Osmënzezë, Berat.Materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
