Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Ahemt Gashi” në Tiranë janë evakuuar, pasi shtylla e tensionit ka marrë flakë, për shkak të një shkëndije elektrike.
Një pjesë e nxënësve janë evakuuar menjëherë, të tjerë i kanë nxjerrë me vonesë.
Sipas burimeve nga mediat nxënësit thonë se prindërit e tyre nuk janë lajmëruar për këtë situatë dhe vazhdojnë të qendrojnë në ambientet e jashtme të shkollës, disa të tjerë, pavarësisht shiritit të vendosur nga policia “ndalim kalimi” duken ende ne ambientet e brendshme te shkollës.
Mësohet se situata është përsëritur dhe një vit më pare në këtë shkollë.
