Grupi i rithemelimit të PD në Elbasan ka postuar foto nga një takim të zhvilluar brenda selisë së PD në Elbasan duke e cilësuar një mbledhje për riorganizimin e zgjedhjeve të strukturave. Postimi është bërë nga Blendi Himçi. Edhe pse ditë më parë akuzuan për ndërrime bravash, duket se demokratët e rithemelimit e kanë gjetur çelsin për të hyrë brenda dhe nuk kanë hasur në ndonjë rezistencë të strukturave që mbështesin Lulzim Bashën.
