Ambasadorja amerikane Yuri Kim nëpërmjet një statusi në rrjetin social twitter, ka evidentuar se investimet amerikane në Shqipëri ishin rritur me 78 milionë euro për vitin 2021. Më tej, ajo shkruan se nëse funksionimi i gjykatave do të jetë i rregullt dhe mosmarrëveshjet do të zgjidhen me ligj në vend të rryshfetit atëherë do të ketë edhe më tepër investime amerikane.
Postimi i Plotë nga ambasadorja Yuri Kim në twitter:
Më vjen mirë të shoh se investimet në Shqipëri po vijnë në rritje. Rregulla racionale, të qarta, transparente + gjykata të pastra (d.m.th., mosmarrëveshjet e zgjidhura me ligj dhe jo ryshfet) do të tërheqin edhe më shumë. Le të vazhdojmë zbatimin e reformës në drejtësi që të ketë më shumë mundësi punësimi dhe prosperitet për më shumë njerëz.
Good to see ?? investment in ?? growing. Rational, clear, transparent rules + clean courts (i.e., disputes settled by law not bribes) will attract even more. Let’s keep implementing justice reform so there are more opportunities for employment & prosperity for more people. https://t.co/WxrK7AnGGh
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) January 11, 2022
