Bashkia Elbasan sqaron çështjen e rritjes së tarifave për qytetarët/ E kemi konsultuar me grupet e interesit!

Bashkia Elbasan nëpërmjet një deklarate të ndarë për disa media lokale ka konfirmuar rritjen e tri tarifave ndaj qytetarëve, por zotohet se këtë gjë e ka bërë transparente me mediat dhe qytetarët. Në deklaratë ajo thotë se ka bërë një rritje 100 lekë në muaj për tri tarifa gjatë miratimit të paketës fiskale në muajin shtator 2021. Pra tarifat jane rritur dhe të paktën tani nga kjo deklaratë dimë se kemi tre tarifa të rritura 100 lekë në muaj gjithësej për qytetarët.
Ne kërkuam në faqen zyrtare të facebook të bashkisë Elbasan se mos kishte të paktën një postim për këtë fakt gjatë muajit shtator kur edhe flitet për transparencë por nuk gjetëm. Ndërkohë bëmë edhe një kërkim për një njoftim të tillë në webin e bashkisë Elbasan, por serish informacioni per paketen fiskale 2022 mungonte. Gjithashtu edhe pse ka tre muaj që paketa fiskale është miratuar ajo nuk gjendet në webin e bashkisë për të garantuar transparencën ndaj qytetarëve. Nëse një mbledhje e zhvilluar edhe në kushtet e covid garanton bërjen transparente të kësaj pakete si dhe thirrja e grupeve të selektuara të interesit sipas preferencave të bashkisë, është garanci se qytetarët u konsultuan atëherë tërheqim cdo lajm të publikuar për këtë qëllim.
Elbasanion publikoi nje lajm për një rritje të tarifave për qytetarët por që shifrat nuk janë bërë publike. Ky lajm u mbeshtet nw fjalen e vete kryetarit te bashkise publikuar ne facebook nga vete institucioni.