Gjendet alpinisti Ndoc Mulaj, është dëmtuar nga rënia në humnerë

Është gjetur alpinisti Ndoc Mulaj pas disa orë kërkimesh. Mulaj, rreth 60 vjeç, ka marrë disa dëmtime nga rënia në humnerë për shkak të akullit.

5 alpinistë dhe gazetarë rrëshqitën në malin e Munellës këtë pasdite ndërsa po filmonin për një emision televiziv. Gazetari Alfred Lela ia doli të lajmëronte policinë.

Mësohet se gjendja e 60-vjeçarit është e rëndë.

Më parë, është bërë e mundur gjetja e Ilir Shytit, i cili u transportua në spital për ndihmë mjekësore.