Një aksident i rëndë, fatmirësisht pa viktima apo të plagosur në njerëz, ka ndodhur mesditën e sotme te kryqëzimi i Radio Televizionit Shqiptar, ku një makinë tip ‘Volkswagen Passat’, dyshohet të ketë humbur kontrollin dhe për pasojë ka përfunduar në trotuar, pasi shkatërroi kangjellat rrethuese dhe u përplas me pemën buzë rruge.
Nga ky aksident ka pasur dëme të mëdha materiale, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
