Shtyhet afati i penalitetit për fiskalizimin e bizneseve të vogla deri në 30 qershor

Bizneset e vogla që nuk janë fiskalizuar ende, nuk do të gjobiten deri në 30 qershor. Këshilli i Ministrave në mbledhjen e fundit ka marrë vendimin për shtyrjen e afatit të penaliteteve, i cili përfundonte në 31 dhjetor të këtij viti. Ky vendim ka ardhur si rezultat i faktit se vetëm gjysma e 120 mijë bizneseve janë fiskalizuar.

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka bërë me dije nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook se qeveria ka marrë vendimin që të mos ketë gjoba për bizneset e vogla për mos zbatimin e fiskalizimit deri në 30 qershor 2022.

Sipas Ibrahimaj ky vendim ndihmon bizneset e vogla duke i dhënë kohë të përshtaten dhe të familjarizohen me procesin e ri të fiskalizimit.