Aksident në Durrës, makina përplas nga mbrapa motorin, plagoset një person

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak më parë në autostradën Tiranë-Durrës, si pasojë e të cilit ka mbetur një person i plagosur.

Mësohet se janë përplasur mes tyre një automjet dhe një motor, ndërsa i plagosur ka mbetur drejtuesi i këtij të fundit, A.M., i cili është nisur menjëherë në Spitalin e Durrësit ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa është jashtë rrezikut për jetën.

Policia, e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ka shoqëruar në komisariat për marrjen në pyetje drejtuesin e mjetit, A.M., ndërsa ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.