Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Dhurimi”, duke arrestuar dy persona, pasi akuzohen për falsifikim të dokumenteve, me qëllim përfitimin e një sipërfaqeje toke.
Në pranga kanë rënë shtetasit R. V., 54 vjeç, dhe dhe L. S., 42 vjeç, të dy banues në Kashar, të cilët sipas policisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar dokumente noteriale të një notereje publike në qytetin e Tiranës dhe më pas i kanë paraqitur ato në zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, me qëllim përfitimin si dhurim të një sipërfaqeje të konsiderueshme toke.
