Lajmi i Fundit/ Aksident në aksin Prrenjas-Librazhd, humb jetën një person

Një person ka gjetur menjëherë vdekjen pasi është përplasur nga automjeti tip “Benz”. Ngjarja ka ndodhur  në aksin Prrenjas-Librazhd, ku drejtuesi i automjetit B.Sh., ka përplasur shtetasin e paidentifikuar.

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 21.12.2021, rreth orës 05 : 30., në aksin Prrenjas – Librazhd, vëndi Prrenjas Fshat, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin B. Sh., 36 vjeç, banues në Tiranë, ka përplasur një shtetas të paidentifikuar i cili ka gjetur vdekjen në vend.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.