Nje aksident eshte regjistruar pasditen e sotme ne aksin rrugor Elbasan-Librazhd me perplasjen e dy mjeteve. Si pasoje kane pesuar demtime pasagjeret, te cilet u transportuan ne spital dhe ndodhen jasht rrezikut per jeten.
Elbasan/Informacion paraprak
Më datë 10.12.2021, rreth orës 16:26., në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin R.M., 58 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin M.V., 30 vjeç.
Për pasojë janë dëmtuar pasagjerët e mjetit “Benz” shtetasit, Y. T., 50 vjeç, dhe B. T., 48 vjeç, të cilët ndodhen në spital Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
