Humbi jetën në aksidentin e sotëm/Mesazhe pafund për Rein: U këput ne kulmin e rinisë

Ndersa drejtonte mjetin e tij, Rei 21 vjeçar humbi jeten pasi mjeti doli nga rruga dhe perfundoi ne nje ae ne afersi te fshatit Mengel. Tronditja ka qene teper e madhe per te gjithe por veçanerisht per familjen dhe ata qe e njihnin. Në një postim prekës në rrjetet sociale, të riun e kujtojnë mësuesit e shkollës ku studioi dikur.

Mesazhi:

Rei i reve të qiellit, i yjeve, i dritës së përjetesisë.

Eshtë një vend në banken e trete të mendimeve tona qe do te jëtë përhere yti.

Do të të kerkojme në boritë e makinave buzë rruges, do të dëgjojme tërë jetën zërin tënd:

-Zyshat e mia.

Do të mbetesh përjetësisht yni, Rei.

Qe nga Parajsa ti sot na pershendet mes yjeve.
Nderkohe shoket e tij kane lene qindra mesazhe per jeten qe u keput ne fillesa nga nje aksident fatal.