“Dy veta në një shtëpi, na kanë vënë 500 metërkub ujë” thotë një banor I lagjes Shënkoll që ka mbërritur para ujësjellësit të Elbasanit me kërkesën e riparimit të faturës dhe heqjes së detyrimit të vendosur në faturimin e fundit për ujin e pijshëm. “Kemi paguar deri në 50 m2 por jo 500 m3. Kur mora vesh që e gjithë lagja ishte kështu” thekson një tjetër banor protestues.
Drejtori I ujësjellës Kanalizime Leli Kaja thotë se ky ka qenë gabim i personave përgjegjës që duhet të lexonin sahatin dhe jo ta shkruanin nga shtëpia. Drejtori konfirmoi se ky person është larguar nga puna. Ndërkohë theksoi se fatura duhet paguar pasi është në sistem, por nuk sqaroi se shuma do ti hiqet në vazhdim banorëve duke mos paguar faturat e ardhshme, siç normalisht ndodh me gabime të tilla në faturat e energjisë elektrike.
