Tërhiqet kompania, qyteti i Elbasanit pa pastrim/ Bashkia shfajësohet me një njoftim në facebook

Bashkia Elbasan është mjaftuar me këtë njoftim në rrjetin social per te sqaruar situaten e mungeses se pastrimit gjate ketyre diteve ne qytet.
Njoftimi
Për shkak të tërheqjes të kompanisë së pastrimit të qytetit, prej disa ditësh po përballemi me një situatë jo të zakontë në tërheqjen e mbetjeve urbane.

Të ndodhur në këto kushte, Bashkia e Elbasanit po kryen provizorisht procesin e pastrimit me anë të Agjencisë së Shërbimeve Publike jo vetëm në fshat por edhe në qytet, ç’ka shkaktuar vonesa në grumbullimin e mbetjeve urbane në disa zona.

Kemi angazhuar të gjithë strukturën tonë për menaxhimin e kësaj situate deri në përfundimin e procedurave ligjore të prokurimit.

U kërkojmë ndjesë qytetarëve për shqetësimin e krijuar. Po përpiqemi me të gjitha forcat që sa më shpejt të rikthejmë normalitetin e një qyteti të pastër e të bukur.