Të zhdukur prej 25 nëntorit, djemtë i kërkonin kudo, si u zbulua vdekja e burrit dhe gruas në Golem

Sipas informacioneve, Anila Llalla është larguar nga banesa që në datën 25 nëntor të këtij viti dhe djali i saj ka bërë një kallëzim gjatë pasdites së djeshme në Komisariatin e policisë ku deklaronte se e ëma ishte larguar nga banesa.

Siç mësohet, djali i Mihal Janit e ka marrë në telefon vazhdimisht babain e tij por ky i fundit nuk i përgjigjej. Pasditen e sotme, ka shkuar në shtëpinë që kishin në Gikem dhe pasi nuk ka mundur të hapte dot derën ka kërkuar ndihmën e policisë dhe zjarrfikëses të cilët i kanë gjetur të dy shtetasit përtokë pa shenja jete.

Pista kryesore e dyshimit është rrjedhja e gazit, pasi mbrëmjen e djeshme fqinjët e kishin ndjerë aromën erën. Deri më tani mendohet se vdekja u ka ardhur që mbrëmjen e djeshme.