E rëndë në Vlorë, 35-vjeçarja hidhet nga pallati së bashku me fëmijën 2-vjeç

Një 35-vjeçare është hedhur nga pallati së bashku me fëmijën e saj në qytetin e Vlorës. E reja është hedhur së bashku me fëmijën e saj 2-vjeçar nga kati i pestë i një pallati në lagjen Pavarësia.

Burime bëjnë me dije se gruaja dhe femija kane nderruar jete.

Nuk dihen ende motivet e ngjarjes, ndërkohë që nëna dhe fëmija janë dërguat në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë shëndetësore por nuk kane mundur te jetojne me shume se disa minuta.

joftimi i policise: 

Sot më datë 26.11.2021, rreth orës 12:30, në lagjen “Pavarësia 2”, shtetasja P. M., 34 vjeçe, dyshohet se është hedhur së bashku me fëmijën e saj të mitur K. N., 1 vjeç, nga sheshpushimi i katit të një pallati dhe për pasojë kanë ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.