“Ngrihuni o popull, mos bëni sehir, se keni fëmijë vetë”! Babai i Mateos thërret i dëshpëruar në rrugët e Fierit

Babai i Mateos, 8-vjeçarit që u vra në mënyrë barbare nga fqinji i tij Klodian Çalamani, foli sot për mediat.

Ai zbuloi të gjithë dinamikën e ngjarjes dhe tregoi se e pyeti Klodianin “a di gjë ti”. “Jo nuk di gjë unë, më tha,” u shpreh i ati i Mateos.

“S’kam bërë gjë thoshte ai, pastaj kur e kontrolloi policia mirë e mirë, pastaj kur pashë çunin me ato të çara te koka, o Zot u çmenda,” tregon ai.

“Ngrihuni o popull, mos bëni sehir, se keni fëmijë vetë. Ma morën jetën e çunit kot fare,” dëgjohet teksa thoshte i ati në gjendje të rënduar psikologjike.