Grupi hetimor i ndodhur në vendin e ngjarjes ku ndodhi atentati mafioz me dy viktima mbrëmjen e sotme, ka bërë ekspertimin e automjetit ku po udhëtonin dy viktimat. Në fotot e siguruara nga ABC duket momenti kur nën masa të forta sigurie, ata hapin bagazhin e automjetit për të parë nëse ka ndonjë objekt të dyshimtë brenda tij, që mund të ndihmojë hetuesit për zbardhjen e kësaj ngjarje.
Dy viktimat rezultojnë me precedentë të mëparshëm penalë, për grabitje dhe ngjarje të tjera kriminale. Pak minuta pas ngjarjes, policia gjeti në Thumanë një automjet tip “Toyota” të djegur, që dyshohet se ka lidhje me autorët e atentatit. /Abcnews.al













