Erigers Mihasi është një nga viktimat e atentatit të mbrëmjes së sotme në Astir.
Erigres Mihasi, një personash i botës së krimit pasi ai dyshohet nga policia e prokuroria si personi kryesor që ka qëlluar me armë zjarri ndaj kushërinjve Mumajesi në Tiranë. Mihasi njihej nga Policia si person i një grupi kriminal në Tiranë dhe është liruar nga burgu në vitin 2019.
Erigers Mihasi u arrestua në janar të 2019 për akuzën e “Grabitjes me armë” kryer në bashkëpunim në dëm të dy prindërve, “Armëmbajtje pa lejë”, dy “Plagosje me dashje” si dhe “Mbajtje pa lejë të municioneve luftarake”,
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, breshëri kallashnikovi është qëlluar nga një automjet në lëvizje.
Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të Tiranës për kapjen e autorëve.
(E.D/faxweb.al)
