Lajm i fundit/Arrestohet nënkomisari në Elbasan, detajet e ministrisë

Është arrestuar sot në Elbasan një nënkomisar i policisë me akuzën se falsifikoi dokumentat në lidhje me një aksident në këmbim të një shume të madhe parash.

Njoftimi i SHÇBA:

SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në kuadër të procedimit penal të vitit 2021, ndjekur me metoda speciale të hetimit, ka kryer ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj punonjësit të policisë N/Komisar K.O., 52 vjeç, me detyrë Specialist dhe Oficer i Policisë Gjyqësore për hetimin e aksidenteve në Sektorin e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan.