Të enjten në Maqedoni të Veriut ka humbur jetën një 17-vjeçare me koronavirus. Kjo njëherësh është viktima më e re me koronavirus në këtë shtet, prej kur ka shpërthyer pandemia.
Viktima, e cila nuk ishte e vaksinuar, është nga qyteti i Demir Hisarit.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se viktima, e cila vuante nga mbipesha, është dërguar në Klinikën Infektive në Shkup në gjendje shumë të rëndë më 19 tetor, pasi një ditë më parë ishte paraqitur për herë të parë për kontroll mjekësor në Spitalin e Manastirit.
Situata ne Shqipëri
Vendi ynë vijon që të shënojë një numër të lartë të infektuarish ditorë me Covid. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në orët e fundit kanë humbur jetën 9 persona dhe janë konfirmuar të infektuar me Covid 591 qytetarë nga 3664 testime.
Rastet e reja janë konfirmuar në këto bashki: 249 në Tiranë, 36 në Berat, 31 në Kamëz, 26 në Durrës, 25 në Fier, Elbasan, 24 në Vlorë, 17 në Lushnje, 14 në Shkodër, 13 në Tepelenë, 12 në Sarandë, 9 në Gjirokastër, 8 në Patos, 7 në Tropojë, 6 në Mallakastër, Devoll, 5 në Korçë, Kolonjë, 4 në Kukës, Lezhë, Kurbin, Shijak, Bulqizë, Dropull, Përmet, Pogradec, Kuçovë, 3 në Krujë, Vorë, Rroskovec, 2 në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Has, Kavajë, Mat, Divjakë, Himarë, Skrapar, Cërrik, Gramsh, 1 në Pukë, Dibër, Selenicë, Delvinë, Libohovë, Memaliaj, Peqin, Librazhd.
Ndërkaq viktima janë shtatë qytetar nga Tirana 58-86 vjeç, një qytetar 64 vjeçar nga Pogradeci dhe një qytetar 78 vjeç nga Fieri. Ndërkohë në vendin tonë aktuakisht janë pozitiv me Covid 7 528 qytetarë.
