Helmimi i fëmijëve në kopsht: Procedohen penalisht drejtoresha dhe mjekja e spitalit të Korçës

KORÇË – Policia e Korçës ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për dy shtetase lidhur me ngjarjen e intoksikimit të 6 fëmijëve të një kopshti publik, nën akuzën e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Sipas njoftimit zyrtar nga DVP Korçë, personat e proceduar janë shtetasia E. X., 57 vjeçe, me detyrë mjeke pranë Spitalit Rajonal Korçë në pavijonin e Pediatrisë, si dhe shtetasia M. K., 60 vjeçe, me detyrë drejtoreshë e kopshtit ku qëndronin fëmijët e prekur.

Procedimi ndaj mjekes filloi pasi ajo nuk ka njoftuar Policinë e Shtetit menjëherë pas paraqitjes së 6 fëmijëve nga i njëjti kopsht me simptoma të njëjta gastrointestinale. Ndërkohë, drejtoresha e kopshtit dyshohet se nuk ka përmbushur detyrimin e saj funksional për kontrollin dhe verifikimin e ushqimit të konsumuar nga fëmijët.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme hetimore.