Shqipëria fiton 2 me 0 pjesën e parë me Bjellorusinë

Shqipëria dhe Bjellorusia përballen në kuadër të Nations League. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, me të dy trajnerët që kanë vendosur për titullarët. Trajneri i kuqezinjve, Maran do luajë me më të mirët, pasi bëhet fjalë për një ndeshje të rëndësishme. Ndeshja nis në orën 20.45 dhe do të gjykohet nga arbitri anglez Barrott.

FORMACIONET ZYRTARE:

Shqipëria: Berisha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Pilo; Asllani, Ramadani; Seferi, Muçi, Hoxha; Manaj.

Bjellorusia: Lapoukhov, Pechenin, Tsikhamirau, Volkov, Kalinin, Ebong, Selyava, Gromyko, Malashevich, Kontsevoi, Barkovski.

Minutë pas minute:

45- Vjen goli i dytë. Realizojmë me Muçin.

33- Penallti e fituar nga Gjimshiti. Kuqezinjtë realizojnë me Asllanin.

16- Tenton Seferi me kokë, por pa rezultat.

7- Shpëton Shqipëria, pranë golit mysafirët.

5- Shqipëria “flirton” me golin me anë të Manaj. Rast i mirë.

1- Nis ndeshja.