Singapore Airlines është shpallur linja ajrore më e mirë në botë për vitin 2026, sipas renditjes së “Skytrax World Airline Awards”. Lista, e bazuar në vlerësimet e udhëtarëve nga e gjithë bota, dominohet nga kompanitë aziatike, ndërsa në dhjetëshen e parë përfshihen edhe emra të njohur nga Europa dhe Lindja e Mesme.
Në vendin e dytë renditet Qatar Airways, ndërsa podiumi plotësohet nga Cathay Pacific. Në vijim janë ANA All Nippon Airways, Turkish Airlines, Emirates dhe Air France.
Dhjetë linjat ajrore më të mira në botë për vitin 2026:
Singapore Airlines
Qatar Airways
Cathay Pacific
ANA All Nippon Airways
Turkish Airlines
Emirates
Air France
Hainan Airlines
Japan AirlinesKorean Air
Singapore Airlines ruan kështu kreun e renditjes, e vlerësuar për shërbimin, cilësinë e kabinave dhe ofertën në kategoritë premium. Ndërkohë, Austrian Airlines është renditur e 27-ta në botë, duke zbritur me katër pozicione krahasuar me vitin e kaluar.




