Berisha: Në SPAK duhej të futeshe me maskë se kundërmonin dosjet e Ramës, skllevërit e tij nuk guxojnë ta marrin në pyetje

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme së nëSPAK kundërmonin dosjet e kryeministrit Rama, por askush nuk ka guximin ta marrë në pyetje. Gjatë një prononcimi për mediat para ambienteve të SPAK, Berisha u shpreh se Rama duhet të thirret nga SPAK për dosjet 339 dhe 184, për 400 milionë eurot e zhdukura për inceneratorët dhe për portin e Durrësit.

Më tej, ai shtoi se kryeministri duhet të thirret edhe për takimin në Aruba, në të cilin sipas tij morën pjesë trafikantët, ndërtuesit dhe të dërguarit e tij.

Pyetje: Kë gjetët sot në SPAK, Doktor? Ditë e hënë, ditë pune…

Sali Berisha: Atë se çfarë gjeta, ua tregoj unë. Dëgjoni pak ju lutem. Aty duhet të futeshe me maskë ose me antigaz sepse dosjet e Edi Ramës kundërmonin në të katër anët. Ftoj çdo shqiptar të shtrojë pyetjen: a duhej thirrur Edi Rama për 50 dosjet e krimit elektoral? Për dosje në të cilat ai është vetë në telefon, 339 dhe 184. A duhej thirrur për 400 milionë euro të zhdukura për inceneratorët? Asnjë nga djegësit, që shkojnë në total 400 milionë euro, nuk punon, nuk ekziston. Të gjitha me frmën e tij dhe Edi Rama vazhdon të vjedhë shqiptarët. A duhej thirrur Edi Rama në këtë seksion të PS, për portet e Shqipërisë, për portet e Durrësit dhe portet e tjera që janë afera më e madhe e korrupsionit në Evropë, që shkojnë të paktën katër miliardë euro?

Por shkojnë edhe miliarda euro gjoba për shqiptarët në çmimet e të gjitha mallrave që blejnë, pasi gjer para pak vitesh, ata mallrat i merrnin nga portet e tyre, kurse sot paguajnë çmimin e transportit të mallrave nga portet e vendeve fqinjë.

Dhe kjo është një nga arsye se pse çmimet në Shqipëri rriten në mënyrë stratosferike. Por përveç kësaj, për ndërtimin e portit në Porto Romano, shqiptarët duhet të paguajnë nga taksat e tyre 1.2 miliardë dollarë. A duhej të pyetej Edi Rama nga skllevërit e tij në këtë institucion për rrugët që ndërtohen me çmime 6 deri në 10 herë më të larta se në Evropë? A duhej të pyetej Edi Rama për gjobën prej 120 milionë euro që i bëri shqiptarëve me aferën Beketi? A duhet të pyetet Edi Rama për kontratën me të cilën gjobit shqiptarët me 130 milpionë, dhe anulimi i së cilës do të kushtojë 700 milionë euro sepse Rama do të marrë aksionet e tij?

A duhet të pyetet Edi Rama për takimin në Aruba, në të cilin morën pjesë trafikantët, ndërtuesit, dhe morën pjesë të dërguarit e Edi Ramës, emrat e të cilëve i mbajnë sekret skllevërit e tij? A duhej të pyetej Edi Rama për AKSHI-n, në të cilin familjarisht ka grabitur mbi 600 milionë euro? A duhej të pyetej Edi Rama për rolin e Ergys Agasit, i cili është i filmuar dhe fotografuar në të gjitha format?
A duhej të pyetej Edi Rama për urdhrat që i ka dhënë Ermal Beqirit për operacionet më të ndyra ndaj shqiptarëve dhe të huajve në Shqipëri?

A duhej të pyetej Edi Rama për të gjitha portet dhe pronat e ushtrisë, të dhëna me firmën e tij jo të presidentit të Republikës, klientelës së tij? A duhej të pyetej Edi Rama për IPARD-in? Mori këshilltare ministren e cila gjobiti fermerët shqiptarët me 130 milionë euro para të IPARD-it për shkak të vjedhjes së tyre. A duhej të pyetej Edi Rama për KAYO-n e tij, në të cilin i jep kompanisë 40 milionë euro, blen makinat dhe ato makina i blen qeveria? A ndodh në botë një skemë e tillë vjedhje si këtu?