Mot i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit! Ja parashikimi i motit për sot

TIRANË- Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, në verilindje – juglindje vranësira mesatare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës deri ato të pasdites. Pas orëve të pasdites mot kryesisht i kthjellët.

Reshjet e shiut parashikohen të dobëta dhe në formë pikash në mënyrë të izoluarnë veri e lindje, përgjatë maleve.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 15m/s. Valëzim në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.