Çmimet në bursë kanë rënë, qeveria shfuqizon Bordin e Transparencës për karburantet

Qeveria ka vendosur të shfuqizojë Bordin e Transparencës për karburantet.

Lajmin e dha ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, pas mbledhjes së ministrave.

Bordi i Transparencës u ngrit nga qeveria më 23 mars 2026, pas shtrenjtimit të çmimeve, pas luftës në Lindjen e Mesme.

“Një vendim tjetër shumë i rëndësishëm lidhet me përfundimin e situatës së veçantë në tregun e hidrokarburateve. Sot do të ndërpresim Bordin e Transparencës që prej disa muajsh është në funksion. Çmimi prej dy javësh ka ardhur duke u reduktuar, në bursë ka rënë”, tha Ibrahimaj