Dramë në Serie A, Juventusi dhe Milani mbeten jashtë Champions League! Roma e mbyll e treta, Como në vendin e katërt historik

ITALI – Serie A e futbollit në Itali zhvilloi këtë të dielë raundin e 38-të, të fundit për sezonin 2025-26, aty ku u mësuan edhe verdiktet finale.

Milani ka shkatërruar gjithë sezonin me humbjen 1-2 në “San Siro” ndaj Cagliarit, duke mbetur jashtë Champions League. Kuqezinjtë kishin nevojë vetëm për një pikë për të siguruar kualifikimin, por u larguan mes zhgënjimit të tifozëve.

Milani e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë, teksa Alexis Saelemaekers shënoi që në minutën e dytë. Megjithatë, miqtë reaguan shpejt dhe barazuan me Gennaro Borrelli pas një goditjeje këndi. Në pjesën e dytë ishte Juan Rodriguez ai që realizoi golin vendimtar me kokë në minutën e 57-të, duke ‘vulosur’ triumfin e Cagliarit dhe krizën e madhe të Milanit.

Nga kjo situatë përfitoi Como, që shkroi historinë duke siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në Champions League. Skuadra e drejtuar nga Cesc Fabregas fitoi bindshëm 1-4 ndaj Cremonese dhe e mbylli sezonin në vendin e katërt. Vetëm 7 vite më parë Como luante në kategorinë e katërt të futbollit italian.

Ndërkohë, Roma bëri detyrën në transfertë ndaj Veronës duke triumfuar 0-2. Donyell Malen hapi sfidën, ndërsa Stephan El Shaarwuy ‘vulosi’ suksesin në kohën shtesë. Verdhekuqtë e mbyllin kampionatin në vendin e tretë.

Derbi i qytetit mes Torinos dhe Juventusit u mbyll 0-1 për bardhezinjtë në pjesën e parë. Takimi nisi me vonesë për shkak të përplasjeve mes tifozerive, ndërsa Juves nuk do t’i bëjnë punë as tri pikë pasi zyrtarisht janë jashtë Championsit.

Në fundin e tabelës, Lecce siguroi mbijetesën falë fitores minimale ndaj Genoa. Ndërsa Cremonese bie në Serie B së bashku me Veronën dhe Pisan.

Për sezonin e ardhshëm evropian, Juventusi dhe Milani do të luajnë në Europa League, ndërsa Atalanta në Conference League.

Serie A, raundi i 38-të (i fundit):

E diel, 24 maj 2026

15:00 Parma 1-0 Sassuolo

18:00 Napoli 1-0 Udinese

20:45

Milan 1-2 Cagliari

Cremonese 1-4 Como

Lecce 1-0 Genoa

Torino 0-1 Juventus (pjesa e parë, ndeshja nisi në 21:50)

Verona 0-2 Roma