SHBA- Një person i armatosur u vra nga agjentët e Shërbimit Sekret të SHBA-së të shtunën, pasi iu afrua një pike kontrolli sigurie pranë Shtëpisë së Bardhë dhe hapi zjarr ndaj tyre. Incidenti ndodhi pak para orës 1 të mëngjesit të së dielës, ndërsa një kalimtar u plagos gjatë të shtënave. I dyshuari është identifikuar si Nasire Best, 21 vjeç, i njohur më parë nga Shërbimi Sekret dhe me histori të dokumentuar të problemeve të shëndetit mendor.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ndodhej në rezidencën e Shtëpisë së Bardhë në kohën kur ndodhën të shtënat. Selina Wang, korrespondentja kryesore e ABC News në Shtëpinë e Bardhë, postoi një video në mediat sociale që tregon momentin kur thuhet se u qëlluan dhe kur ajo u fsheh për siguri.
“Isha duke regjistruar një video me iPhone-in tim nga Sheshi Verior i Shtëpisë së Bardhë kur dëgjuam të shtënat. Tingëllonin si dhjetëra të shtëna. Na thanë të vraponim drejt dhomës së informimit, ku qëndrojmë tani,” tha ajo në një postim.
Ndërsa, drejtori i FBI-së, Cass Patel, tha nëpërmjet X se agjencia është në vendngjarje duke mbështetur Shërbimin Sekret në ngjarjen pranë Shtëpisë së Bardhë dhe priten informacione më të detajuara.
Agjentët e Shërbimit Sekret, të armatosur me pushkë, u zhvendosën shpejt në zonën e Sheshit Verior, duke bllokuar sallën e informimit dhe duke mbrojtur të pranishmit, aty ku u dërguan dhe gazetarët për të qenë më të sigurt. Gjatë incidentit, anëtarët e shtypit që ndodheshin në Shtëpinë e Bardhë u çuan në sallën e informimit për siguri.
Agjentët e Shërbimit Sekret bërtisnin vazhdimisht, duke thënë “zbritni poshtë”, “të shtëna”, që të siguraonin mbrotjen e menjëhershme të gazetarëve dhe punëtorëve në vendngjarje. Operacioni vjen rreth një muaj pas të shtënave në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, ku pjesëmarrësit përfshirë gazetarë dhe zyrtarë të administratës Trump u detyruan të fshiheshin kur u dëgjuan të shtëna.
I dyshuari në atë incident, Kolonel Thomas Allen, thuhet se kaloi nëpër një pikë kontrolli sigurie duke mbajtur një pushkë gjahu dhe shkëmbeu zjarr me agjentë të Shërbimit Sekret. Sipas pamjeve të sigurisë, ai u arrestua më vonë dhe është deklaruar i pafajshëm për tentativën e vrasjes së Trump dhe akuza të tjera.
BREAKING: FOX News' Chad Pergram reports on shots fired near the White House, says Secret Service took down shooter. pic.twitter.com/FvB2sdzZ2P
— Fox News (@FoxNews) May 23, 2026














