Këshilli i BE-së kalon raportin IBAR, nesër miratimi nga 27 vendet anëtare/ Më 26 maj, konferenca ndërqeveritare

27 vendet anëtare të BE kanë gjetur konsensus mbi raportin për vlerësimin e reformave të shqipërisë. Dokumenti do të kalojë për votim nga ambasadorët e gjithë shteteve duke i dhënë fund debateve për ngecjen e negociatave të integrimit. Po ashtu gjithçka do të vijojë në 26 maj ku me qeverinë shqiptare do diskutohet për mbylljen e kapitujve të parë

Shqipëria ka marrë një votë pozitive nga 27 vendet e BE mbi reformat mbi integrimit duke i dhënë fund debatit për ngecjen e negociatave.

Grupi teknik i punës në për zgjerimin në këshillin e evropës ka miratuar dokumentin IBAR i cili të premten do të paraqitet për votim nga ambasadorët e shteteve.

Pas këtij procesi etapat do të pasohen me konferencën ndërqeveritare, ky kryeministri Edi Rama dhe delegacioni i qeverisë shqiptare do të jetë përballë me përfaqësuesit e brukselit ku do të bëhet e ditur dhe një afat për mbylljen e kapitujve të parë që shënojnë dhe një afrim të mëtejshëm drejt bashkimit evropian.

Takimi do të zvillohet në 26 maj në bruksel. Intensiteti i diskutimeve me Unionin do të jetë më në rritje, në qershor parlamenti evropian do të diskutojë për shqipërinë ku dhe do të miratohet raporti i komisionit të jashtëm.

Pikërisht aty do të shihet dhe nëse do të ketë një konsensus të mëtejshëm mes mazhorancës dhe opozitës.

Më herët ministrja e integrimit ka bërë të ditur se shqipëria është gati për 10 grupkapitujt e parë ndërsa deri në vitin 2027 do të synohet mbyllja e gjithë këtij procesi për tia lënë më tej vendin bisedimeve me çdo shtet për pranimin si vend anëtar me të drejta të plota.